Lazio triumfon në derbin italian ndaj Milanit, Muriqi luan vetëm katër minuta

22:37 | 26 Prill 2021

Marketing

Lazio ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj AC Milanit.

Vendasit fituan me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Qysh pas dy minutave lojë, ishe Joaquin Correa që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Immobiles (2′).

Lazzari dyfishoi epërsinë, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 – 0.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Correa që realizoi gol të bukur pas një kundëraksioni të shpejtë (51′).

Për të vulosur fitoren u përkujdes Ciro Immobile që realizoi tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt (87′).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 89-të.

Pas kësaj humbje, Milan zbret në pozitën e pestë me 66 pikë, derisa Lazio një më poshtë me 61 sosh./Lajmi.net/

Marketing