LD forcon praninë në Çair: Themelohen tre Qendra Votuese të reja

Lëvizja Demokratike ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të saj politik në Komunën e Çairit, duke themeluar tre Qendra të reja Votuese: “7 Marsi,” “Kongresi i Manastirit,” dhe “Nigishtan.”

Marketing

Ky zhvillim shënon një përforcim të angazhimit të Lëvizjes Demokratike për të siguruar një proces demokratik të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Përmes këtyre nën-degëve, qytetarët e Çairit do të kenë mundësi më të mëdha për përfaqësim të plotë dhe përfshirje aktive në vendimmarrje.