LD: Ivanov të firmosë marrëveshjen ose të jap dorëheqje

Me votimin e sërishëm të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, presidenti Gjorge Ivanov ka obligim kushtetues të nënshkruajë dhe të zhbllokojë proceset e anëtarësimit të plotë në NATO dhe fillimin e negociatave për hyrje në BE, kanë reaguar nga Lidhja Demokratike (LD), parti që drejtohet nga Pavle Trajanov.

Marketing

“Nëse nuk e nënshkruan ligjin, duhet të japë dorëheqje, në të kundërtën do të përballet me përgjegjësi të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si edhe çdo qytetar që shkel Kushtetutën dhe ligjet. LD vlerëson se ky është një shans historik me të cilat hapen perspektiva e Maqedonisë për të shfrytëzuar të njëjtën për reforma rrënjësore dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Marketing