LD: Ja se si pushteti LSDM-BDI-ASH po e shpëton Gruevskin

Me ndryshimet në Kodin Penal që po i propozon pushteti LSDM-BDI-ASH po ja hap derën e kthimit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe opinioni i gjerë duhet të jetë mirë i informuar për një gjë të tillë. Dhe pikërisht për këtë arsye po ju sjellim në vazhdim faktet se si do të kishin ndikuar këto ndryshime të Kodit Penal mbi veprat penale të Gruevskit.

Marketing

Lënda “TNT” – Neni 353 – Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Gruevski është i dënuar me 9 vjet burg me aktgjykim të shkallës së parë, ndërsa parashikohet ndryshimi i nenit 353 në tërësi. Kësisoj: Paragrafi 1-parashikohet risqarim i veprës penale, hiqet përdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe plotësohet me shkeljen e të drejtave të një tjetri; Paragrafi 2 – parashikohet rritja e paligjshme e pasurisë së një personit zyrtar si rezultat i kryerjes së veprës penale dhe dënim me burg nga 1 deri në 5 vjet; Paragrafi 3 – ulet dënimi për përvetësimin e përfitimit të pronës më të madhe ose dëmtimit më të madh të pronës nga 6 muaj në 5 vjet, tani parashikohet një dënim nga 1 deri në 4 vjet burg; Paragrafi 4 – për përvetësimin e një përfitimi/dëmi të konsiderueshëm pronësor, zvogëlohet dënimi me burg të paktën 3 vjet, tani parashikohet nga 1 deri në 5 vjet burg dhe Paragrafi 5- parashihte burg së paku 5 vjet për keqpërdorim të detyrës gjatë kryerjes së furnizimit publik ose në dëm të Buxhetit të RM, me ndryshimet ky paragraf fshihet plotësisht.

Lënda tjetër është “Titaniku”- Neni 394 – Shoqërim kriminal; Neni 165-a- Keqpërdorimi i fondeve për financimin e fushatës zgjedhore; Neni 159 – Shkelja e së drejtës së votës. Këtu do të ketë ndryshime në nenin 394 të Kodit Penal në paragrafin 1 dhe 2, të cilat zvogëlojnë dënimet e parashikuara: 1) Kushdo që krijon një grup ose bandë me qëllim kryerjen e krimeve për të cilat mund të shqiptohet një dënim me burg prej tre vitesh ose një dënim më të rëndë, do të dënohet me burg nga 1 deri në 10 vjet.

Ndërsa me ndryshimet e reja, dënimi do të jetë nga 1 deri në 3 vjet. Paragrafi 2- Anëtari i grupit ose bandës, do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Me ndryshimin, dënimi është deri në 2 vjet.

Sa i përket lëndëve Trajektorja dhe 27 prilli, e para është vjetërsuar ndërsa e dyta është stopuar. Për lëndët “Tanku”, “Dhuna në Komunën e Qendrës” dhe “Parcelat në Vodno”, nuk parashikohen ndryshime në lidhje me këto lëndë.

“Feniks”(SHKUP 2014) është një lëndë tjetër-neni 353 – Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar; neni273 – Shpërlarje e parave dhe për këtë lëndë ende nuk ka aktgjykim. Ndërkaq ndryshimet parashikohen vetëm në nenin 353 (përshkruar më lartë), dhe nuk parashikohen ndryshime në nenin 273.

Lënda “Talir” – neni 353 – Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar; neni 273 – Shpërlarje e parave. Kjo lëndë është kthyer nga fillimi dhe me ndryshimet është përfshirë në pjesën e nenit 353.

“Talir” 2 – neni 353 – Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar. I dënuar me 6 vjet, procedura udhëhiqet në Gjykatën e Apelit. Kjo përfshihet me ndryshimet në nenin353 (përshkruar më lartë).