LDK: Brovina të kërkoj falje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Flora Brovina, duke pohuar se një deputete që respekton qytetarët që i kanë besuar votën, sot do të dorëzonte mandatin e saj, e jo të tentojë të shfajësojë mosprofesionalizmin e saj duke akuzuar të tjerët.

Marketing

“Sot, deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina paska deklaruar se kinse fotografia e publikuar nga vet ajo në Kuvend, dje më 16 maj, i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, dikur në vitin 2003.

Është e papranueshme kjo deklaratë e znj. Brovina që tenton që fajin për mosprofesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët. Është e udhës që znj. Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj. Përgjegjësia profesionale, ligjore, morale dhe etike për dokumentet që prezanton znj. Brovina i takon asaj, vetëm asaj dhe askujt tjetër.

Mirëpresim kërkimfalje nga deputetja Brovina drejtuar znj. Saraçi, LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët i traumatizoi me dokumente të rreme. Një deputete që respekton qytetarët që i kanë besuar votën, sot do të dorëzonte mandatin e saj e jo të tentojë të shfajësojë mosprofesionalizmin e saj duke akuzuar të tjerët”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Marketing