LDK konfirmon pozicionet pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, nuk heqin dorë nga Presidenti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku është diskutuar rreth mundësive për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.Pas takimit ka folur lideri i kësaj partie, njëherit udhëheqës i bisedimeve me Vetëvendosjen, Isa Mustafa, i cili tha se nuk sheh pengesë që Vetëvendosja t’ia besojë partisë së tij postin e Presidentit.

Marketing

“Çështja e presidentit është një prej çështjeve që do të diskutohet. Do të verifikohemi për një vit se a jemi serioz apo jo. Nuk shoh asnjë pengesë që Vetëvendosje ta jap një përkrahje për partnerin e vet, ashtu siç ne kemi besim që si partner t’ia japim postin e kryeministrit dhe nuk e diskuptojmë”, tha Mustafa.

“Ne kishim tani mbledhjen e Këshillit në të cilin i informova antëarët, deputetet lidhur me ecurin që kemo pasur deri tani me VV. Mund të them se LDK mbetet e përkushtuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet për bashkeqverisjë me VV. Këshilli ishte i bindur se LDK duhet të vlersohet karshi përkrahjes që ka marrë nga qytetarët ne zgjedhje, qoftë në ndarjen e përgjegjësive me VV qoftë në programin qeverisës. Në do të vazhdojmë ti përgjigjëmi fteses së VV për takimet e ardhshme. Vlersojmë se nësë do të ketë vullnet politikë qështja e marrëveshjes mund të arrit. Sot u vendos që pjesë e marrëveshjes të jen të gjitha pozitat”, tha Mustafa.

“Nuk e kam takuar ambasadorin Kosnett, por jam takuar me ambasadoret e QUINT-it kamë kërkuar mbështetjen e tyre. Nuk ka pas presion por ka pas kërkesa nga ta që të arrihet marrëveshja. Çështja e presidentit është një prej cështjeve që duhet të bisedohet. Unë nuk besoj që do të na bllokojë. Takimi i radhes do të jete në momentin që na ftojnë, ne do te ulemi”, tha Mustafa.

“Ne kemi dhënë një propozim javën e kaluar se si ta kalojmë këtë. Unë i kam propozuar Kurtit që në momentin që do të propozohet presidenti nga LDK, ne do t’iu ofrojmë atyre një ministri që i takon LDK-së. Ne nuk kemi përcaktuar emra as për ministra as për presidentin”, tha Mustafa.