LDK nuk deklarohet pas mbledhjes së kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur heshtjen pas mbledhjes që zgjati më shumë se tri orë të kryesisë së kësaj partie që u mbajt në ditën e takimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit.Derisa sot gjatë ditës Kurti në takim me Thaçin nuk solli emrin për mandatarin që do të formojë qeverinë e re, asnjë nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është prononcuar për media.

Marketing

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka bërë të ditur shkurt se do të lëshojnë një komunikatë për media.

Këto takime të sotme janë zhvilluar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje bashkëqeverisëse me LVV-në.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka kërkuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vendit, duke i dhënë afat prej 48 orësh për propozimin e mandatarit.

Marketing