Lëvizja BESA vazhdon riorganizmin. Sonte zbarkuan në Tetovë, Gostivar dhe Likovë

Vazhdojmë fuqishëm në ristrukturimin e nëndegëve!

Marketing

Në vazhdën e ristrukturimit të nëndegëve të Lëvizjes BESA, sot u ristukturuan nëndega “Teqe” në Tetovë, nëndega “Lagja e Re” në Gostivar dhe nëndegët në Sllupçan dhe Orizare. Në ristrukturimin e nëndegës në Tetovë, së bashku me kuvendarët ishte edhe sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi.

Në ristrukturimin e nëndegës në Gostivar, ishte nënkryetari njëherit edhe deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli së bashku me anëtarin e kryesisë qendrore të partisë, njëherit zv/ministrin e arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani.

Në Komunën e Likovës, në ristrukturimin e nëndegëve në Sllupçan dhe Orizare të pranishëm ishin, sekretari gjeneral i partisë, njëherit edhe ministër i bujqësisë, Arjanit Hoxha dhe kryetari i komunës Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Ristrukturimi i strukturave partiake është duke ecur shumë mirë, qytetarët e të gjitha vendbanimëve na presin ngrohtësisht dhe së bashku me ata ne do të punojmë fuqishëm në realizimin e të gjitha premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve!