“Le t’iu kënaqet zemra kriminelëve në Parlament”, Artan Hajrizi fajëson shtetin e Kosovës për vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi

-Le t’iu kënaqe zemra atyre kriminelëve në Parlament, këtë e tha për RTV21 vëllai i Faton Hajrizit, Artan Hajrizi, i cili konfirmoi se personi i vrarë sot në Serbi është vëllai i tij, Fatoni. Artani për vrasjen e vëllait të tij të arratisur nga burgu akuzoi autoritetet e Republikës së Kosovës, të cilët sipas tij, nuk ia kishin dhënë lehtësimet e dënimit, që spas tij, vëllait të tij i takonin me ligj.

Marketing

“Ata kriminelat e dijnë, ata të Parlamentit që e kanë pru në këtë ditë, ehde ata e kanë vrarë. Kriminelët, çka janë ata deputetë, ata e kanë pru në këtë gjendje njerin edhe njeriu sot është vrarë për shkakun e tyre”, deklaroi Artani për RTV21.      https://fb.watch/tqg2z9NlQU/

“Ata e kanë pru në këtë ditë, shteti i Kosovës e ka pru në këtë ditë. S’ia kanë dhënë 2/3, nuk ia kanë lejuar njeriut. Me ligj me krejt iu kanë leju 2/3, s’ia kanë dhënë, ata e kanë pru në këtë gjendje, ata kriminelët Gazetarja: Po akuzoni autoritetet e Kosovës? Po po, ata e kanë pru në këtë gjendje djalin, që sot ai të vritet në Serbi. Por halla i qoftë, e ka nxjerr veten, e ka nxjerr veten. Ata klyshat tanë s’e kanë nxjerr kurrë veten, as në luftë s’kanë qenë. Kanë honger bukë me mormolladë kur kemi hjek ne”, pohoi Artani për RTV21.

Marketing