Lediana nuk pranon takim romantik me Mevlanin

Lediana i bëri të gjithë konfuz me veprimet e fundit.

Pasigurisë së publikut, Lediana së fundi i hodhi akoma më shumë benzinë me veprimin që bëri.

Produksioni i “Përputhen” i kishte kërkuar asaj një takim romantik me Mevlanin si dhe një takim me nënën e tij.

Marketing

Por, ajo nuk kishte pranuar një gjë të tillë, andaj edhe produksioni kishte dyshime se ndjenjat e saj ishin të rreme.

E pyetur për këtë çështje, Lediana tha se takimin romantik nuk dëshiron ta bëjë në sy të publikut, ndërsa për nënën e Mevlanit tha se e ka takuar më herët.

Deklaratat e tilla e nervozuan konkurrentin, i cili kërkonte siguri nga ajo, ngase në atë mënyrë nuk tregonte se ka ndjenja për të.

E gjithë kjo erdhi pas emocioneve që i shkaktoi në studio mesazhi i nënës së Mevlanit.