Ledri Vula dhe Lyrical Son publikojnë këngën e re ‘Omel’

Ledri Vula dhe Lyrical Son kanë prezantuar ditën e sotme (e martë) projektin e ri muzikor.

Marketing

“Omel” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Me paraqitje të nxehtë të disa vajzave, ambient veror shumëngjyrësh – kjo këngë ritmike tanimë ndodhet në YouTube.

Producimi u bë nga Adea Kelmendi nën drejtimin e Besian Durmishit.

Videoja ndërkohë u realizua nga Supercut Studio.

Artistët kanë bashkë edhe disa projekte të tjera, që janë pritur mjaft shumë nga publiku.

Ata veç tjerash në këtë periudhë janë të angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme.