Reperi nga Kosova që po korr suksese çdo ditë e më shumë, Ledri Vula nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ai dimër e verë është i angazhuar me mbrëmje e koncerte si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
Ledri sot po qëndron në Tetovë bashkë me menaxherin e tij, Faton Shoshi, ku janë pritur nga e para e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Dyshja kanë mbajtur edhe një konferencë për media, kurse në fund, Arifi i ka dhuruar Ledrit edhe një mirënjohje.