Leedsi mposht Tottenhamin, i bën ‘dhuratë’ West Hamit dhe Liverpoolit

15:32 | 8 Maj 2021

Marketing

Leeds United ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 3-1, për t’ia shuar ekipit londinez shpresat për Ligën e Kampionëve.

Marcelo Bielsa edhe një herë tjetër ka treguat strategjitë e tij të jashtëzakonshme në futboll, duke i dhënë ‘leksione’ homologut të tij Ryan Mason, transmeton lajmi.net.

Stuart Dallas 13′ zhbllokoi ndeshjen duke shënuar një gol mjaftë të mirë.

Son Heung-Min po tregon formën e tij të mirë, duke barazuar rezultatin në minutën e 25-të.

Leeds nuk lejoi që të shkojnë në pushime me rezultat të barabartë, kështu shënojë edhe një gol super-ekipor të finalizuar nga Patrick Bamford 42′.

Rodrigo realizojë golin e fundit, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, Leeds ia ka bërë një dhuratë Liverpoolit dhe West Hamit për kualifikim në garat evropiane./Lajmi.net/