Deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov, sot në një konferencë për media, ka thënë se Drin Ahmeti ka vazhduar të merr tenderë me vlerë milionëshe edhe pse e ka dëmtuar buxhetin dhe qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është dashur t’ia heqin licencën.
Lefkov, ka thënë se kjo ndodhë, kur institucionet nuk punojnë për qytetarët, por për elitat në pushtet duke theksuar sërisaht se kjo kohë tashmë ka mbaruar.
“Drin Ahmeti përmes Everest JD, me të cilin ka shfrytëzuar burimet minerale më shumë se sa ka raportuar dhe paguar shtetit, në vend që të përballet me sanksion dhe heqje licence, ai ka vazhduar të punojnë nën mbrojtjen e Ministrisë së Ekonomisë të Kreshnik Bekteshit, dhe si i tillë të fitojë tenderë milionësh. Përkatësisht, kompania figuron si bartëse e kontratave për prokurim publik në institucionet shtetërore SHA ESM në vlerë të përgjithshme prej 7.670.000 denarë me TVSH, dhe me kontratë për prokurim publik me NPK Ujësjellës dhe Kanalizim – Prilep në vlerë të përgjithshme prej 944.000 denarë, duke përfshirë TVSH-në. Mbi 8,5 milionë denarë janë tenderët që i ka fituar kompania e Ahmetit dhe në të cilët nuk do të kishte marrë pjesë nëse qeveria e LSDM-së dhe BDI-së dhe Kreshenik Bekteshi do të vepronin sipas ligjit”, tha Lefkov.