Legjenda e peshave të rënda Mike Tyson përshëndet fitoren e boksierit shqiptar duke bërë shqiponjën

Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj, ka arritur të fitojë titullin ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë meksikanit Carlos Molinas.

Marketing

Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina me “KO” në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.

Në momentin e festimit të titullit nga Hadribeaj, Tyson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.