Legjenda italiane pensionohet nga futbolli

Futbollisti italian, Leandro Bonucci do të largohet nga Fenerbahce në fund të sezonit dhe do të pensionohet nga futbolli aktiv.

Marketing

37-vjeçari duket se ka shpresuar të jetë në listën e kombëtares italiane për Kampionatin Evropian, por nuk është ftuar nga Spalletti.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Bonucci do të shpallë vendimin për pensionimin e tij gjatë javës së ardshme, pasi të kthehet në Itali.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Milanit, në janar u transferua te Fenerbahce nga skuadra e Union Berlinit, ku bëri 12 paraqitje në të gjitha garat.