Legjislatura e re e Kuvendit, ky është numri i deputetëve që pritet t’i kenë partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pasi kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka lexuar përqindjet e partive, ai ka treguar edhe se si do të ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Radoniqi ka bërë të ditur se VV’ja do të ketë 48 deputetë në Kuvend, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe do t’i ketë 9 dhe AAK-Nisma do të ketë 8 deputetë.

Nga këto vota LVV ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30%.

PDK ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95%.

LDK ka marrë 171 mijë e 357 vota apo 18.27%.

AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06%.

Marketing