Lehtësimi i masave: Fluks udhëtarësh për në Kosovë

Autoritetet e Kosovës lehtësuan masat anti-covid por edhe hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në këtë vemd. Tashmë nuk do të duhen tri doza të vaksinës anti-covid, por mjaftojnë dy dozat e pranuara. Ky lehtësim I masave ka ndikuar që rritet frekuenca e udhëtarëve në këtë pikë kufitare.

Marketing

“Nga policia kufitare, konfirmojnë që deri më tani në orët e mesditës kanë hyrë rreth tre mijë persona në këtë kufij, ndërsa qytetarët shprehen mjaft të kënaqur”, tha qytetari.

“Unë do t`i hiqja të gjitha masat midis RMV-së dhe Kosovës. Përse të ketë masa, jemi të njëjtë. Edhe atje ka të infektuar edhe këtu ka por edhe një gjithë botë ka”, potencoi një qytetar.

“Shumë mirë unë dy vaksina i kom marr tash pse, e marr edhe të tretën nëse ka nevojë nuk është problem, po tash na jemi të kënaqur. Kemi ne familje këtu krejt dajt i kam knena”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Me të vërtetë jemi të kënaqur, se dy javë skom shku, krejt farefisin e kam në Kosovë. Me dy doza më mirë, po mos me kon hiç ala ma mirë është”, tha një tjetër qytetar.

Nga policia kufitare njoftojnë që prej dje hyrja në kufirin Bllacë- Hani i Elezit është 1650 persona dhe dalje 800, gjithsejt 2470 persona. Për dallim prej sot që flluksi i udhëtarëve është më i madh me rritje prej 1000 personave, ngase gjatë së shtunës deri në mesditë kanë lëvizur rreth 3570 persona./KlanMacedonia/