Lehtësohen masat, Mehmeti apel qytetarëve: Kujdes, mos ndikoni të shtohen prapë shifrat

Maqedonia e Veriut ka kaluar pikun e virusit, mirëpo nuk përjashtohet një valë e dytë e përhapjes së pandemisë nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente, vlerëson drejtori i ISHP-së Shaban Memeti. Tani meqë pritet të lehtësohen masat, Shabani apelon që qytetarët të kenë shumë kujdes.

Marketing

“Duhet të kuptojmë një gjë, që ky relaksim, kjo tolerancë, kjo ulje e kufizimeve të mos keqpërdoret. Çfarë do të thotë kjo, nëse ne do të lëshohemi deri në atë nivel që mos të kemi kujdes, që të mos respektojmë rekomadimet, që mos të vendosim maska mbrojtëse, të mos respektojmë distancën sociale, ai numër edhe mund të rritet dhe kulmi prap mund të vjen.”- tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Memeti nuk beson se numri i të infektuarve të shkojë në dy mijë, sa ishte parashikuar më herët, sepse masat janë ndërmarrë me kohë dhe kanë dhënë efektin e duhur.