Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës

Një tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Lëkundja ka qenë e fortë por e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit në detin Adriatik. Ndërkohë shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter.

Marketing

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, dhe raportohet se është ndjerë në disa qytete. Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Këto lëkundje janë regjistruar në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth.

Ndërkohë, maginduta e tyre varionte nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion lidhur me tërmetin i cili rezulton të ketë epiqendër Gjirin e Lalëzit dhe u ndie në Durrës dhe Tiranë. Lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter teksa deri tani nuk raportohet për dëme./BW