LEN dhe Taravari, me kandidat të përbashkët për president

Opozita shqiptare, Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe kreu i ASH-së, Arben Taravari në prezencë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë pajtuar që të kenë një kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet presidenciale. Marrëveshje konkrete akoma nuk është arritur, por nga opozita shqiptare thonë se ka dakordësi dhe e njëjta ditëve në vijim do të konkretizohet.

Marketing

“Nga katër udhëheqësit në takim ka pasur një dakordësi që si propozim të kenë një kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet që pasojnë dhe ai kandidat të jetë shqiptar”, deklaroi Albi Qamili, Lëvizja Besa.

Nuk është folur për emrin e kandidatit edhe pse jo zyrtarisht lakohen dy emra të liderëve dhe kandidat të pavarur.

“Nuk ka ende emra, nuk ka asgjë konkrete. Kurdo që do të ketë, normalisht se opinioni do të njoftohet në kohë”, tha Albi Qamili, Lëvizja Besa.

Ish kreut të ASH-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit Qendor, Ziadin Sela duket se shkuarja e Taravarit në Kosovë nuk i ka pëlqyer. Në një prononcim të shkurtër për media, Sela ka thënë se Taravari ka shkuar në Prishtinë pa u koordinuar më Kuvendin Qendror të ASH-së. Opozita shqiptare tashmë disa herë ka bërë thirrje publike ndaj ASH-së dhe Taravarit që t’i bashkohet bllokut të tyre me qëllim, sipas tyre, sjelljen e ndryshimit në bllokun politik shqiptar. /Alsat.mk