LEN: Qeveria manipulon me personat “fantazmë”

Lidhja Evropiane për Ndryshim kritikon pushtetin se manipulon me ndjenjat e qytetarëve vetëm për çështje votash. Pas ceremonisë së një dite më parë, ku kryeministri Kovaçevski, Ministri I Drejtësisë dhe disa deputetë morën pjesë në ndarjen e certifikatave të lindjes për qytetarët që deri më tani nuk ishin të evidentuar në librin amë, LEN e cilëson këtë si një veprim të madh antinjerëzor. Opozita shqiptare thekson se BDI-së dhe ASH-së derisa mburren me ndarjen e certifikatave, harrojnë që shqiptarët nuk mund të pajisen me nënshtetësi, vetëm pir faktin se janë shqiptarë.

Marketing

“Aq shumë kanë dalë nga kontrolli sa që janë të gatshëm të luajnë edhe me ndjenjat e qytetarëve të shtypur për 3 dekada. Ky manipulim vetëm për të fituar LSDM disa vota dhe jo vetëm LSDM, por edhe ASH dhe BDI. Veprim më të madh antinjerëzor deri më sot nuk mbahen mend. E derisa manipulojnë me këta qytetarë që për tre dekada I kanë shtypur, BDI dhe ASH i kanë harruar të gjithë ata qytetarë që nuk mund të marrin nënshtetësi, vetëm sepse janë shqiptarë dhe Qeveria I konsideron të rrezikshëm…”, deklaroi Astrit Ilazi, përfaqësues i LEN-it. /Alsat.mk

Marketing