Parisi vazhdon ta mposhtë 1-0 skuadrën e Dijon.
Pak minuta pasi Kylian Mbappe realizoi golin e epërsisë për PSG-në, sfida u ndërpre për disa minuta.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar, Fouad Chafik, mori një goditje të fortë në kokë nga shoku i skuadrës, portieri Alfred Gomis, duke rënë në tokë i shtangur dhe pa ndjenja.
Për një çast, Chafik frikësoi të gjithë në stadium, por fatmirësisht ai arriti të këndellet paksa, edhe pse në pamundësi për të vazhduar ndeshjen.
Vendin e tij e zuri Hamza Mendyl.