Lëndimi i Brojës – Chelsea tregon gjendjen e tij

Chelsea ka përditësuar për lëndimet në skuadër, ku pjesë e listës është edhe ylli shqiptar, Armando Broja.

Marketing

Chelsea ka bërë të ditur se Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje, kurse shtatë lojtarë të tjerë po e vazhdojnë tretmanin për lëndimet e tyre, përfshirë këtu edhe Brojën.

“Armando Broja – po vazhdon të marrë tretmanin për irritimin në gjurin e tij”, shkruante në komunikatën e Chelseat.

Ndërkaq, së bashku me Brojën, rikuperimin nga lëndimet po e vazhdojnë edhe Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Carney Chukwuemeka, Wesley Fofana, Romeo Lavia dhe Christopher Nkunku.

Ende nuk është e sigurtë se sulmuesi Armando Broja mund të përfshihet në listen e Kombëtares së Shqipërisë, për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor.