Detaje të reja janë mësuar për aksidentin që ndodhi sot në mesditë në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin dhe plagosi dy efektivët e “Shqiponjave” është Shkëlzen Kraja.
Deri tani bëhet me dije se një prej efektivëve është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Mësohet se efektivi ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar dëmtime në kokë. Ndërkohë kolegët e tij kanë dhuruar gjak për të.
Nga ana tjetër policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.