​Lëndohet Amir Rrahmani

Pas suksesit të çmuar ndaj Juventusit, Napoli do të rifillojë nesër stërvitjet në kuadër të ndeshjes kundër Torinos të planifikuar për të premten në Maradona. Një takim kz që i paraprin ndeshjes së madhe të së dielës së 17 marsit ndaj Interit.

Marketing

Por, në prag të këtyre dy ballafaqimeve, Napoli ka marr një lajm aspak të mirë. Siç sqaron klubi italian në një njoftim zyrtar, në orët në vazhdim do të duhet të vlerësohen kushtet e Amir Rrahmanit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Juventusit për shkak të një tendosjeje në aduktorin e djathtë që aktualisht e lë në dyshim për ndeshjen ndaj Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Marketing