Njëra nga konkurrentet më të komentuara të “Dance Albania”, padyshim është edhe Anita Haradinaj.
Së fundi ajo ka pësuar një dëmtim në gju.
Këtë e zbuloi moderatorja e spektaklit, teksa u shpreh se asaj i është dashur të bëjë një gjilpërë në gju.
Por Anita tha se për shkak të këtij dëmtimi nuk mundet të kërcejë më dhe i duhet që të bëjë pushim.
“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj. Ju falenderoj të gjithëve. Falenderoj Verën, të falenderoj ty, falenderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj. Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushesh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”, tha Anita.
Anëtari i jurisë, Ilir Shaqiri, shprehu keqardhjen për këtë dëmtim në këtë moment për Anitën.
“Sot përcolle hijeshi, delikatesë, pate një padjeshkë të realizuar në mënyrë elegante. Është e habitshme që sot që je në atë shkallën tënde të kërcimit, “justifikohesh” me këtë të gjurit. Me gjurin dhe me kaviljen nuk bëhet shaka se për ne balerinët janë primare, sepse hamë bukë falë atyre. Realisht më vjen keq”, u shpreh Shaqiri.