Një person mes moshës 20 deri 25 vjet në një tentim për vjedhje në stacionin hekurudhor në Trubarevë ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditja elektrike
-Në një tentative për vjedhjen gjatë ditës së sotme rreth orës 12:58 në stacionin hekurudhor në Trubarevë ka ndodhur një aksident, gjegjësisht një person i moshës nga rreth 20 deri 25 vjet ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e Ndihmës së Shpejt është dërguar në spital.
Personi tashmë i lënduar duke lëvizur nëpër hekurudhë ka hipur në makinën e specializuar për mirëmbajtjen e rrjetit të kontakteve e cila ka qenë e vendosur në binar të elektrizuar dhe pas afrimit në zonën e rrezikshme të rrjetit të kontakteve ka marrë goditje elektrike.
Gjatë goditjes elektrike, personi ka marrë një shkallë të lartë të djegieve nëpër trup.
Rasti është denoncuar në polici e cila punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.