Lënë pas sherret dhe debatet, ish banoret e BBV shijojnë pushimet së bashku

Françeska Murati ishte një nga banoret më të përfolura në Big Brother Albania VIP 3, me “Miss London 2023” që krijoi shumë “armiq” brenda në lojë, mes tyre dhe Roza Lati e Erjola Doçi, me të cilat zgjodhi të dilte në nominim kokë më kokë disa javë përpara fundit të spektaklit.

Marketing

Gjithsesi, pavarësisht përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëra-tjetrën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ish-banoret kanë lënë çdo gjë prapa, duke krijuar një miqësi mjaft të fortë menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

Së fundmi, Françeska, Roza, Erjola dhe Rike kanë zgjedhur që një pjesë të këtyre pushimeve ta kalojnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Të katërta ato janë bërë bashkë dhe kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për këtë verë.

Gjithsesi, për Françeskën dhe Rozën këto nuk ishin pushimet e para së bashku, pasi të dyja ato duket se janë kthyer në mikesha të ngushta, të cilat kanë qëndruar shumë pranë njëra-tjetrës gjatë muajve të verës.