Lëngu i domates ndihmon trupin që ta luftojë kolesterolin

Ne të gjithë e dimë sa e dobishme është domatja për organizmin. Për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme të saj, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit vendosën të kryenin një eksperiment.

Marketing

Ata mblodhën gra me moshë, peshë, e origjinë të ndryshme, dhe u dhanë atyre një gotë me lëng domate (250 ml) çdo ditë për dy muaj.

Ndryshimi i parë i dukshëm ishte humbje peshe e konsiderueshme, e cila ka ndodhur për shkak të heqjes së depozitave të yndyrës nga trupi.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin thanë se “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ndryshuan zakonet e tyre të ushqimit apo stërvitjes, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Ata vunë re ulje të ndjeshme në nivelet e kolesterolit.

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i domates zvogëlon kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ajo është e mirë për lëkurën duke ju dhënë pamje rrezatuese. Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C.

Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).