Lenjani-Panuccit: Unë gjithmonë do të jem djali i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar

Futbollisti i Sionit në Ligën e pare zvicerane, Ermir Lenjani, ka reaguar ndaj trajnerit aktual të Kombëtarës Shqiptare, Christian Panucci, lidhur me mos aktivizimin e tij në fanellën “kuq e zi”.

Marketing

Lenjani në rrjetet sociale ka shkruajtur:
“Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri”.

Anësori nga Kosova shton:
“ Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares”.
Ermiri ndër të tjera thekson:

“Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

Marketing