Sipas mediave në Itali, rivaliteti i Messit me Ronaldon mund të vazhdojë në Serie A.
Pas kalimit të Ronaldos te Juventusi, tashmë edhe Messi ka filluar të përflitet për një kalim të tij në kampionatin italian.
Gjatë ditës së djeshme, në mediat botërore filluan të qarkullojnë zërat se Messi një ditë mund të bëhet lojtar i Interit.
Rreth një transferimi të mundshëm të argjentinasit te zikaltrit u deklarua Marco Tronchetti Provera, pronari i Pirellit, sponzori i Interit prej një kohe të gjatë.
“Shpresoj se Suning, pasi ta lejojë Financial Fair Play, do të bëjë një blerje të madhe”, tha Tronchetti Provera.
“Messi? Si mund t’i thuani jo Messit”.
Kurse, tashmë media e njohur italiane, Tuttosport, ka bërë të ditur se pronarët e klubit, Suning, mund të bëjnë një ofertë “monstruoze” për ta transferuar pesë herë fituesin e Topit të Artë.