Leonardo DiCaprio i jep fund beqarisë?

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti nxitën thashetheme për një fejesë të mundshme me vetëm një detaj. Ata u fotogarfuan duke drekuar në Los Angeles të martën dhe gjithë vëmendjen e mori unaza në gishtin e modeles italiane.

Marketing

Të veshur thjesht, duke shijuar drekën, gjatë një momenti kur Ceretti i hedh dorën në qafë aktorit, vihet re guri i madh në unazën e vendosur në gishtin e fejesës. Mesa duket, fjalët se lidhja mes tyre po bëhet serioze kanë qenë të vërteta dhe unaza mund të jetë sinjali për të treguar se marrëdhënia ka shkuar në një tjetër nivel.

Lenardo dhe Vittoria, kanë muaj të tërë që përfliten për lidhjen e tyre. Janë parë bashkë në shumë raste edhe në tapetin e kuq dhe mediat shkruajnë se po kalojnë kohë me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa sa i përket fejesës, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.