Leonardo i del në mbrojtje Gattusos

Drejtori Sportiv i Milanit i jep përkrahje trajnerit të skuadrës. Milan do të luajë sonte sfidën e prapambetur nga xhiroja e parë me Genoan. Një fitore e kuqezinjve do t’i ngjiste ata në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Lazio e vendit të katërt. Përpara takimit ka folur drejtori sportiv Leonardo, në një intervistë për Gazzetta dello Sport. Ai mendon se trajneri Gennaro Gattuso po kryen një punë të mirë dhe se ka besimin e plotë të drejtuesve të klubit.

Marketing

“Synimi ynë kryesor është të kthejnë klubin ku i takon. Nuk duhet të harrojmë nga ku e kemi nisur”, ka thënë Leonardo.
“Në fillim të korrikut ishim jashtë Evropës dhe disa lojtarë donin të largoheshin. Rezultatet janë në përputhje me pritshmëritë tona”.

“Me Gatusson dhe Maldinin po ecim mirë. Kemi punuar së bashku dhe duam të vazhdojmë të kemi sukses. Ai ka besimin tonë të plotë. Jemi skuadra e tretë që kemi shënuar më shumë gola, por kemi pësuar më shumë se ç’duhet”.

“Ndodhemi tri pikë larg vendit që të çon në Ligën e Kampionëve dhe e kemi objektiv atë pozicion”, përfundoi ai.

Marketing