Personi më i veçantë për Leonora Jakupin është nëna e saj.
Këngëtarja Leonora Jakupi shpesh herë nëpër intervista ka treguar se personi më i veçantë për të është nëna e saj.
Andaj edhe nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, Leonora ka shkruar disa fjalë zemre për të.
‘’O Nënë , o drita e syve te mij, dielli qe ndriçon rrugen time! Te pafsha te lumtur e te buzeqeshur gjithmonë. Cdo fjale cdo falenderim eshte i vaket krahasu me sakrificen dhe mundin tend per neve..Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditelindjen engjelli im!’’, ka shkruar ajo.
Kohëve të fundit këngëtarja është përkushtuar maksimalisht në familjen , kështu projektet e reja muzikore po mungojnë.