Leonora uron motrën e saj. Si e për çka?(Foto)

Leonora Jakupi bën pjesë në listën më të ngushtë të këngëtarëve më të dashur.

Marketing

Emri i saj është shtypur me qindra herë, dhe jo më kot kemi hasur në lajme e portale të lexojmë lajme nga më të ndryshmet për të, shkruan Kosovarja.

Kjo pasi që me dekada të tërë i ka dhuruar publikut këngë të mirëfillta me zërin melankolik e të artë që ka.

Krahas jetës profesionale, për jetën private të Leonorës asnjëherë nuk është ndalur së pyeturi e sidomos për anëtarët e familjes së saj.

Kjo për shkak të interesimit që kanë pasur ndaj tyre, kështu edhe duke ia imponuar këngëtares që dalë nga dalë të i nxjerrë në pah fytyrat e tyre.

E, së fundi, Leonora është parë në Budapest me të motrën, aty edhe duke shfrytëzuar rastin që ta urojë për ditëlindjen e saj, e që me pak fjalë shkroi:

“Sugarica e shpisë, e bukura ime… Paç gjithë të mirat e botës! Hbd rrushi jem.”

Siç kujtojmë, motrat bukuroshe kanë edhe një vëlla, i cili tash e disa vite ushtron profesionin e tij në Ambasadën e Kosovës, në Hungari.