Lëshohen në përdorim 12 vetura të reja për ndihmën e shpejtë, tani nevojiten mjekë dhe motra medicinale

Gjashtë vetura të reja për ndihmën e shpejtë në Shkup dhe gjashtë të tjera nëpër disa qytete tjera në vend u lëshuan sot zyrtarisht në përdorim.

Marketing

Por problemi përsëri ngelet tek numri i vogël i të punësuarve, ku për momentin janë 40 mjekë, 65 motra medicinale dhe 75 shoferë.

Që ekipet të jenë sipas standardeve për punë për kokë banorë në një qytet, nevojiten plus 35 mjekë dhe 12 motra, thonë nga Shtëpia Shëndetit Shkup.

Për momentin ende po punohet në fizibility studim e cila duhet të tregojë nsëe ndihma e shpejtë do të jetë pjesë e projektit për partneritet privat.

Nga ndihma e shpejtë sqarojnë se puna është rritur dhe ka periudha kur duhet të arrihet tek situatat më urgjente.

Ngelet të shihet nëse do të rritet apo do të zvogëlohet edhe më tej numri i të punësuarve duke patur parasysh ikjen enorme të qytetarëve nga vendi.

Marketing