Prej ditës së sotme është vënë në përdorim koncepti one-stop-shop në pikën kufitare Qaf Thanë – Qaf Thanë me Republikën e Shqipërisë. Me këtë koncept, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, mundësohet qarkullim më i shpejtë i qytetarëve nga të dyja vendet, por edhe i kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.
Ai sot në fjalën e tij në pikën kufitare Qaf Thanë theksoi se në këtë mënyrë u lehtësohet puna 11 mijë kompanive nga vendi ynë që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, si dhe u lehtësohet aksesi në portet dhe vendet turistike në Shqipëri.
“Lehtësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit rrit njëkohësisht lidhjet dhe komunikimin mes njerëzve. Gjithashtu rrit miqësinë mes njerëzve, diçka që i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë në atë kohë për gjysmë shekulli, por tani jemi shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje”, tha Kovaçevski.