Lëshohet në përdorim ura për këmbësorë, Shilegov: Simbol i betejës me projektin Shkupi 2014

Prej sot është lëshuar në përdorim ura për këmbësorë përreth lumit Vardar e cila u ndërtua në vend të projektit i cili ishte pjesë e Shkupi -2014 . Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili po garon edhe për një mandat për këtë post , përmes një videoje në fesjbuk thotë se kjo urë është simbol i betejës me projektin Shkupi 2014 , ndërsa potencon se qytetarët të njejtën do të mund ta shfrytëzojnë si hapsirë publike. ‘Bëmë urë modern në vend të projektit më të prishur të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Me ndërprerjen e këtij projekti thotë Shilegov, janë kyrsyer 10 milionë euro, para të qytetarëve të cilat do të përdoren për projekte të tjera . Kjo urë është fitore e udhëheqjes së përgjegjshme me paratë e juaja në krahasim me keqpërdorimet e VMRO-DPMNE-së thotë Shilegov.

Ura do të jetë pjesë e zonës së madhe për këmbësore në qendër të qytetit, e cila do të jetë gati në vitin 2024.

https://www.facebook.com/watch/?v=607629133845716