Letër për vaksinat, KE-mjekëve shqiptarë në BE:S’ka takim me Von der Leyen

Komisionin Europian i ka kthyer një përgjigje zyrtare Federatës Mjekësore Shqiptare të Europës, teksa kjo e fundit i kërkoi zonjës  Von der Leyen një takim por edhe të rishikojë qëndrimin e BE-së për dozat e vaksinave kundër COVID-19, të cilat duhet të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor, si Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.

Marketing

Në përgjigjen e tyre  Komisioni Europian shkruan se nuk është bërë i mundur takimi me Presidenten e Komisionit Europian Ursusla Von der Leyen , për shkak të angazhimeve që kjo e fundit ka këtë periudhë.

Ndërkohë që ndër të tjera në letër bëhet me dije se Bashkimi Europian si pjesë e COVAX  është duke mbështetur të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësisht angazhimit të Komisionit Europian lidhur me solidaritetin e vaksinave, i cili ka qenë i një rëndësie konsistente duke marrë parasysh që edhe ndër kontribuesit më të mëdhenj të COVAX, për fat  të keq Presidentja e KE, Von der Leyen, nuk është në gjendje për t’ju dhënë një përgjigje pozitive lidhur me takimin, kjo për shkak të angazhimeve.”- thuhet në letër./