Letër publike dhe një kërkesë nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi nga Kumanova

Familjarët e të riut kumanovar, Vedat Ademi që ndërroi jetë javën e kaluar në spitalin e Kumanovës për shkak të pakujdesisë së mjekëve kanë shpërndarë një letër publike në shenjë faleminderimi për ngushëllimet e shprehura dhe mbështetjen e dhënë, por njëkohësisht kërkojnë hetim të plotë të rastit.

Më 17 mars, 32 vjeçari Vedat Ademi, ndërroi jetë në Spitalin e Kumanovës pas pakujdesisë dhe trajtimit skandaloz të stafit mjekësor.

“LETËR PUBLIKE!

Në emër të familjes Ademi, falemderojmë nga thellsia e zemrës së pari familjen e gjërë,miq,shok, qytetar nga vendi dhe jashtë të cilët qëndruan afër dhe ndan dhembjen me Ne me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të djalit tonë #VedatAdemit më 17 mars 2025.
Falemderojmë gjithashtu mediumet,portalet dhe shumë personalitete publike dhe politike të cilët sensibilizuan,informuan dhe u solidarizuan me dhembjen tonë.
Duke qenë të vetëdishëm për humbjen dhe dhimbjen që kemi si familje shpresomë që Vedati të jet sakrifica e fundit i një sistemi të rrunuar dhe të bëhet feneri i cili do të ndriçoj mendjet dhe fuksionimin e një mentaliteti kolektivë në përgjegjësi, logaridhënie dhe veprim në përmisimin e mirëbesimit në instuticione dhe organe ligjëvënese.
Kërkojmë transparencë në hetim të bindur në ndriçimin e rastit edhe pse drejtësia nuk gëzon besueshmëri dhe se është e politizuar edhe ku është përzier politika aty nuk ka pasur drejtësi. Jemi të përkushtuar në ofrimin e bashkpunimit me organet kompetente në ndriçimin dhe zgjidhjen e lëndës për Vedat Ademin. Me respekt familja Ademi!”, thuhet në letrën e familjes.

Kujtojmë se 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Familjarët theksuan se atij i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar.

Pas reagimeve në opinionin publik, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shkarkoi drejtorin e spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovski, ndërsa theksoi se ka nisur një kontrollim dhe hetim të detajuar.

Marketing