Të paktën tetë vetë kanë vdekur dhe nëntë u plagosën nga zjarri në një hotel, në kryeqytetin Letonisë, Riga.
“Ky nuk ishte një hotel, ishte një apartament që u përdor si një hotel”, thotë kryetari i bashkisë Martin Stakis, njofton Aftonbladet.
Zjarri shpërtheu në katin e gjashtë të rezidencës, e cila ishte afër stacionit të trenit.
“Identiteti i atyre që vdiqën është ende i paqartë”, sipas kryetarit Stakis.
Shërbimet e urgjencës duhet të jenë thirrur në vendin e ngjarjes në orën pesë të mëngjesit.
Policia thuhet se ka filluar një hetim penal në lidhje me zjarrin.