Leverkusen-Bayern mbyllet pa gola, bavarezët asnjë gjuajtje në portë

Barazim 0-0 në “BayArena” mes Leverkusen dhe Bayern, takim ky i vlefshëm për Bundesligën.

Marketing

Përtej barazimit, skuadra e Xabi Alonsos dominoi këtë takim teksa regjistruan 3 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që skuadra e Kompany, nuk arriti të shënjestronte asnjëherë portën në këtë duel.

Interesant është fakti se Bayern Munich nuk regjistroi asnjë korne të fituar. Të gjitha statistikat ishin në favor të vendasve.

Për sa i përket renditjes, diferenca mbetet 8 pikë, me Bayern Munich që ka siguruar 55 pikë në 22 ndeshje, teksa Leverkusen ka 47 pikë.