Lëvizja Anti-bixhoz, protestë në ditën e parë të fushatës

Në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore, Lëvizja Anti-bixhoz do të bllokojë autostradën Tetovë – Shkup, në shenjë revolte kundër hapjes së kazinove dhe bastoreve në afërsi të vendbanimeve.

Marketing

Nga kjo Lëvizje kanë akuzuar VMRO-në dhe LSDM-në për mospërkrahje në miratimin e Ligjit për dislokimin e lojërave të fatit. Ata kanë ftuar në takim të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim që të zotohen se si kusht për formimin e qeverisë së ardhshme do ta kenë dislokimin e kazinove tre kilometra nga vendbanimet.

“Të gjitha subjekteve politike iu bëjmë thirrje publike për takim me Lëvizjen Anti-bixhoz që të marrim zotim nga ta se në programin zgjedhor do ta kenë prioritet Ligjin për lojërat e fatit dhe premtim për kushtëzim nga ana e partive shqiptare për formimin e Qeverisë së ardhshme me Ligjin për lojërat e fatit. Ditën që fillon kampanja parazgjedhore, Lëvizja Anti-bixhoz iu bën thirrje qytetarëve dhe shoqatave civile se më datën 23 mars 2020, në orën 10:00, do bllokojnë pikë-pagesën në autostradën Tetovë Shkup, afër fshatit Zhelinë.”,- tha Zeqirja Aliti nga Lëvizja Anti-bixhoz.