Lëvizja BESA – Çair: Komuna e Çairit, Qyteti i Shkupit dhe Qeveria pa zgjidhje për nxemjen e shkollave në Çair, fëmijët po sëmuren nëpër klasa

Ashtu si kemi paralajmëruar para disa javëve se Komuna e Çairit, Qyteti i Shkupit dhe Qeveria janë totalisht të pa afta për të menaxhuar me situatat problematike të cilat i krijojnë vetë përmes institucioneve të këtyre tre organeve shtetrore. Sot fëmijët që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Çair por edhe çerdhet janë në ditën e tyre të dytë që nuk kanë siguruar nxemje për këto objekte. Është për të ardhur keq që në momentet kur ka ndryshime klimatike dhe fëmijët janë më senzitiv nga gripërat sezonal, nëpër shkolla e Komunës së Çairit ndodh që mos të ketë kushte elementare për të vijuar procesin edukativo-arsimor.

Marketing

 

Që nga dita e djeshme edhe sot fëmijët janë të detyruar që të qendrojnë në këto kushte të vështira vetëm sepse udheqësitë e shkollave dhe institucioneve përkatse nuk kanë kapacitet që të sigurojnë nxemje në këtë dimër të ftohtë. Për fat të keq çdo ditë dëgjojmë nga politikanët për procese të mëdha politike, duke përdorur fjalë të mëdha me fraza të pakuptueshme për qytetarët, ndërsa ata nuk janë të aftë të sigurojnë kushte elementare për nxënësit dhe fëmijët nëpër shkolla dhe çerdhe.

Apelojmë që urgjentish organet kompetente të ndërmarin masa për këtë problematike, në të kundërt do bëjmë thirrje të përgjithshme për bojkot të procesit arsimor pasi që nuk do lejojmë që fëmijët tonë të përjetojnë acarin nga pa aftësia e udhëheqësve të institucioneve përkatse.

Valon Bela –Kryetar i degës së Lëvizjes BESA – Cair.

Marketing