Kandidati për kryetar të Strugës për zgjedhjet lokale të 17-të tetorit për Lëvizjen Besa do të jetë Abdullah Qazimi.
“Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Abdullah Qazimi”, njoftojnë nga Lëvizja Besa.
Në këtë takim të strukturave të kësaj partie, raportohet që kryetar i ri i Degës së Strugës u zgjodh Nusret Ziba.