Lëvizja BESA fillon ngritjen e strukturave në Zvicër

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA Adnan Azizi bashkë me nënkryetarin Fatmir Limani dhe anëtarin e kryesisë qendrore Nuredin Fetai po qendrojnë në Zvicër për të takuar mërgatën shqiptare dhe për t’i ngritur strukturat e Lëvizjes BESA në diasporë, gjegjësisht në Zvicër.

Marketing

Azizi ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet grupi koordinativ i ngritjes së strukturave të Lëvizjes BESA në Zvicër. Përndryshe, Lëvizja BESA javë më parë ka takuar edhe mërgatën shqiptare në Kophenhagë të Danimarkës.