Lëvizja BESA: Grubi, ASH dhe Qeveria mos derdhin lot krokodili, por të japin logari për zhvillimet e fundit dhe pasuritë e fshehura!

Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në
konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve:
A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele
nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë ‘hesape me
të? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të
menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në
Qeveri
Ose e dogji vetë me qëllim veturën e tij personale për ta devijuar
vëmendjen e opinionit nga informacionet që po dalin për çdo ditë dhe
nxjerrin në pah dyshimet për përfshirje në krimi, korrupsion të liderit të BDI-
së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të BDI-së, si dhe keqpërdorimin e
detyrës zyrtare nga ana e tij të cilën e dëshmoi edhe vetë
zëvendëskryeministrja Gërkovska.
Dhe e treta, fakti që veturën e tij luksoze e ka regjistruar në emër të tjetër
kujt, Artan Grubi duhet të japë llogari edhe sa prona të tjera të tij i ka të
fshehura në emër të tjetërkujt, të familjarëve të tij dhe njerëzve tjerë të
besueshëm. Nëse Grubi nuk e bënë këtë, u bëjmë thirrje institucioneve
përkatëse si Komisionit për Anti Korrupsion dhe Prokurorisë publike që të
fillojnë hetimet për Artan Grubin në bazë të kompetencave të tyre.
Ne si Lëvizje BESA nuk besojmë se kjo ngjarje të ndodh rastësisht, vetëm
disa orë pas daljes në media të nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Fatmir
Limani ku shpalosi informata të rela lidhur me dyshimet për krim dhe
korrupsion të liderit dhe familjes së Ali Ahmetit si dhe informatave të reja që
vazhdimisht i shpalosin mediat. Për ata që 20 vite në pushtet po e rrjepin popullin, nuk kushton asgjë djegia e një veture për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve.
Po ashtu edhe ASH dhe funksionarët e saj, duhet të dalin para qytetarëve
dhe të japin llogari pse heshtën për të gjithë dyshimet për krim që dalin për
BDI-në dhe liderin e saj dhe u "bënë të gjallë" kur duhej të mbrohet Artan
Grubi.
I bëjmë thirrje udhëheqësve të ASH-së të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe
mbështetësve të tyre dhe jo të Artan Grubit.
Dhe për fund, shpresojmë që Artan Grubi, me ndihmën e ASH-së, në vend
që të luajnë rolin e viktimës, të dalin në opinion dhe ti sqarojë arsyet për
djegien e veturës!
Lëvizja BESA

Marketing