Lëvizja BESA konsolidoi degën në Studeniçan, Kasami: do të vazhdojmë fuqishëm në çdo vendbanim ku flitet shqip

Lëvizja BESA ka konsoliduar degën e saj në komunën e Studeniçanit, duke zgjedhur kryetarin e ri dhe duke forcuar strukturat e partisë në këtë pjesë të territorit të Shkupit.

Marketing

Procesi i konsolidimit i ka ngjasur një tubimi partiak me pjesmarrje të nj një numër të madhë qytetarësh, ndërsa për kryetar dege kuvendarët votuan për Nusret Aliun.

“Masoviteti në këtë proces konsolidimi, tregon se Karshiaka dhe qytetarët e saj e kanë kuptuar se Lëvizja BESA është subjekti politik që ngjall shpresë dhe din të menaxhoj, mbase atë e kanë parë edhe në vepra fillimisht në komunat Tetovë dhe Zhelinë e tani edhe me qeverisjen e VLEN në pushtetin ekzekutiv. Me të njejtën eufori dhe masovitet do të vazhdojmë në çdo vendbanim ku flitet shqip”, ka shkruar Kasami duke ndarë edhe foto me dhjetra aktivist të kësaj partie në Studeniçan.

Marketing