Lëvizja BESA: Mazhoranca t’i jap shans ndryshimeve kushtetuese

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit vlerëson se për dështimin e Referendumit përgjegjësisë duhet të mbaj përbërja aktuale parlamentare, ndërsa e njëjta ka përgjegjësi dhe duhet që t’i jep shans hapjes të ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

Nga Besa theksojnë se nëse hapet çështja e ndryshimeve kushtetuese, do të shfrytëzojnë momentin për propozime konkrete që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Kurse nga kjo parti mohuan kategorikisht zërat për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me LSDM-në.

“Duke analizuar situatën aktuale politike në vend dhe epilogun nga Referendumi i mbajtur më 30 shtator, Lëvizja Besa vlerëson se përgjegjësia politike për interesat e larta shtetërore i takon përbërjes aktuale parlamentare që t’i jep shans hapjes të ndryshimeve kushtetuese.

Ne konsiderojmë se është moment historik që nëse hapet çështja e ndryshimeve kushtetuese, Lëvizja Besa do jep propozime konkrete dhe koncize që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

Duke e patur parasysh faktin se në opinion publik qarkullojnë informacione se Maqedonia mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Besa kategorikisht hedh poshtë çdo mundësi për koalicionim parazgjedhor me LSDM-në”, u shpreh nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri.

Marketing